Rizvanolli: Ka paqartësi në fatura, i bëj thirrje KESCO-s të dal me sqarim se si janë llogaritur shpenzimet
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur lidhur me mënyrën se si janë llogaritur faturat e energjisë elektrike dhe ka thënë se pajtohet se ka i paqartës se cila shifër është fatura finale .
Rizvanolli ka thënë se i bën thirrje KESCO-s të dal me një sqarim lidhur me mënyrën se si janë llogaritur faturat.
“Shifrat i dimë, janë diskutuar shumë herë, ka pasur paqartësi në fatura dhe për këtë pajtohem plotësisht dhe për këtë i bëj thirrje publikisht KESKO-s që të dal me një sqarim për mënyrën se si janë llogaritur faturat”, ka thënë ajo nga Kuvendi i Kosovës.
Ministrja Rizvanolli ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që kanë dyshime që janë bërë gabimet raportojnë dhe të ankohen.
“Sipas diskutimeve që kemi pasur me ZRrE faturat janë llogaritur ashtu siç duhet, tarifat dhe faturat janë llogaritur ashtu siç duhet por ka paqartësi në fatura dhe shpesh janë paraqitur numra më të lartë sesa ato që duhet të paguajnë qytetarët dhe nuk është e qartë se cila shifër është fatura finale dhe kjo është diçka që duhet të qartësohet dhe ftoj qytetarët ose bizneset që kanë dyshime që janë bërë gabime që ti raportojnë dhe të ankohen përmes kanaleve zyrtare të KESKO dhe ZRrE departamenti për konsumatorët”, ka shtuar ajo.