Kuvendi Komunal i Prizrenit në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka thirrur për sot seancë të jashtëzakonshme e cila po mbahet në shtëpinë e Kulturës që nga ora 10:00.

Për këtë mbledhje janë paraparë dy pika të rendit të ditës.

Informatë rreth situatës së pandemisë së coronavirusit dhe veprimet e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit.

Dhe si pikë e dytë e rendit të ditës është paraparë shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit  për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2018, 2019 dhe 2020.

Kryetari i Komunës Mytaher Haskuka fillimisht raportoi për raste e shfaqura me COVID-19 në Komunën e Prizrenit, si dhe falënderoi qytetarët e Prizrenit që deri me sot kanë respektuar masat e institucioneve shëndetësore.

Që nga data 11 mars është formuar shtabi emergjentë i përbërë nga disa drejtorë të sektorëve adekuatë që ndërlidhen me menaxhimin e Komunës.

Në Komunën e Prizrenit deri më sot janë konfirmuar tri raste me coronavirus, një rast është paraqitur në Prizren dhe dy në fshatin Korishë.

Personi i parë i prekur me COVID-19 është shëruar, ndërsa njëra prej të prekurve ka vdekur dje si pasojë e gjendjes së rënduar. Tashmë në Prizren është vetëm një rast aktiv me COVID-19.

Më 4 prill fshati Korishë ishte shpallur zonë karantinë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë kësaj seancë disa herë kryetari i Kuvendit Komuna i kërkoi asamblistëve që të jenë të shkurtër në fjalime duke marrë parasysh situatën dhe se ishin në ambient të mbyllur.

Para kësaj seancë, salla ku po mbahet mbledhja ishte dezinfektuar, dhe ishte përgatitur ambienti të plotësohen kushtet për mbajtjen e kësaj seance.