Kuvendi amandamenton rregulloren në lidhje me Komisionet Parlamentare

Legjislatura e shtatë e kuvendit do të veprojë në bazë të rregullores së Kuvendit të vitit 2011, në përjashtim të paragrafit 4 të nenit 69.

Në lidhje me këtë votuan pro 91 deputetë të Kuvendit të Kosovës ndërsa pika e rendit të ditës u propozua nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi

Kjo pikë në rregulloren e Kuvendit ka paraparë komisionet funksionale të Kuvendit të cilat po synohen të ndryshohen sot nga Kuvendi.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se ka dakordim në Kryesinë e Kuvendit  që Komisionit për Qeverisje Lokale, do t’i shtohet Administrata Publike.