Arkiv - Etem Arifi (në këmbë) gjatë një seance gjykimi. Foto: Kallxo.com

Kushtetuesja publikon vendimin e refuzimit të kërkesës së deputetit të dënuar, Etem Arifi

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e ish deputetit Etem Arifi, i cili ka pretenduar që aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës ishte i padrejtë apo arbitrar dhe se përmes aktgjykimit të kontestuar i është shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Kushtetuesja të mërkurën e ka publikuar vendimin e marrë më 23 shtatorme të cilin e ka shpallur të papranueshëm këtë kërkesë të Arifit.

“Gjykata në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenin 20 të Ligjit dhe në pajtim me rregullin 39 (2) dhe 57 (5) të Rregullores së punës vendosi ta deklarojë kërkesën të papranueshme si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe ta refuzojë kërkesën për masë të përkohshme”, thuhet në njoftim të Gjykatës Kushteutese.

Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, ishin akuzuar për përvetësim të rreth 26 mijë eurove.

Deputeti Etem Arifi ishte akuzuar se si person zyrtar, deputet nga Partia e Ashkalinjve për Integrim në Parlamentin e Republikës së Kosovës, në periudhën kohore dhjetor ‎2012-2013 në Prishtinë ka ushtruar ndikim te zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për dhënien e subvencioneve, edhe pse ka ditur që kjo OJQ është organizatë fiktive dhe falë ndikimit të tij, OJQ-ja në fjalë ka pranuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga Zyra e Kryeministrit për Komunitete për festimin e ditës së flamurit për komunitetin ashkalinj të holla në vlerën prej 25,646.00 eurove.

Etem Arifi dhe Bajram Gashi më 20 prill 2018,  janë dënuar nga gjykata e shkallës së parë me dënim me kusht prej 2 viteve, dënim ky i cili nuk do të ekzekutohej nëse brenda 3 viteve nuk kryenin vepër të re penale

Kushtetuesja e refuzon ankesën e deputetit Etem Arifi për dënimin me burg