Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Foto: ZKM

Kurti ua ndërron ministritë dy zëvendësministrave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë së tij.

Kurti zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, e ka emëruar zëvendësministër të Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërsa zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Makreshin e ka emëruar zëvendësministër të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në njoftimin e Qeverisë është thënë se shefi i ekzekutivit i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre Zogianit e Makreshit.