Aleksandar Vuçiq

Kurti tregon se a do të takohet me Vuçiqin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti ka folur lidhur me takimet zyrtare me zyrtarët e shtetit serb.

Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, ai ka quajtur të rreme lajmet nga mediat serbe se ai refuzon të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Është lajm i rremë, rrenë pa lajm. Unë kam thënë se janë tri kritere se si të mbyllet plaga e hapur nga projekti i dështuar i shkëmbimit territorial. Janë tri principe që i kam përmendur që nuk ka marrëveshje pa dialog, nuk ka dialog me harta dhe nuk ka harta me President rrotull”, thaq Kurti.

Ai gjithashtu tha se lajme të tilla janë ‘spin’ i kundërshtarëve politik

“Ai [Vuçiq] ka pasur të marrë pjesë në konferencën në Berlin por nuk erdhi. Nuk ka konferencë ndërkombëtare ku nuk ftohet Vetëvendosja”, tha Kurti.

Në këtë intervistë ai komentoi edhe takimin e anëtarit të LVV-së, Xhelal Sveqla me Marko Gjuriqin.

Kurti flet edhe për diskutimet për qeverinë e re me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy parti tash disa javë janë në bisedime për harmonizim të programit.

Megjithëse ka pasur takime në mes liderëve deri më tani nuk është arritur marrëveshje për koalicion.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: