Kurti takon deputetët nga komunitetet jo-shumicë për ndarjen e ministrive

I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, po mban takime me deputetët e komuniteteve jo-shumicë për ndarjen e ministrive që u takojnë atyre, në formimin e qeverisë së re, e cila pritet të votohet nesër.

Takimet i ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Po, mund ta konfirmoj ashtu siç paska deklaruar edhe vet kryetari Kurti që ai po takon deputetët e komuniteteve të ndryshme pakicë në kuadër të përgatitjeve për seancën e nesërme ku votohet për qeverinë e ardhshme”, ka thënë Manxhuka.

Ndërkaq, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë sot se Lista Serbe nuk do të mbështesë formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Lista Serbe, e cila fitoi 10 nga 10 vendet e parapara për komunitetin serb, ka vendosur të mos e mbështesë formimin e kësaj Qeverie”, tha Bërnabiq pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe raporton agjencia e lajmeve Beta.

Sipas marrëveshjes VV-LDK, këto dy parti do të kenë nga 6 ministri, ndërkaq, 3 të tjera do të udhëhiqen nga komunitetet jo-shumicë.

Rrena e parë e koalicionit LVV-LDK

Albin Kurti: E kemi nënshkruar marrëveshjen me LDK-në