Albin Kurti: E kemi nënshkruar marrëveshjen me LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Këtë e konfirmoi Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“E kemi nënshkruar marrëveshjen”, tha Kurti, në një konferencë të përbashkët me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

“Jemi marrë vesh edhe për ndarjen e përgjegjësive”, tha Kurti.

“Ne kemi arritur marrëveshje. Besoj se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që domosdoshmërisht duhet të ndodhin”, tha ndërkaq Isa Mustafa.

Dy partitë, të cilat dolën të parat në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit 2019, janë dakorduar dje për të formuar koalicionin qeverisës.

Kabineti i të mandatuarit për kryeministër, Albin Kurti, pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

Bisedimet për koalicionin LVV-LDK kishin ngecur pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje duket se ka lëshuar pe, dhe Konjufca me gjasë do të japë dorëheqje, për t’ia liruar vendin një zyrtari të LDK-së, e ai të pozicionohet në ndonjë post të lartë qeveritar.

Lidhur me marrëveshjen për bashkëqeverisje sot do të mblidhen organet më të larta të dy partive.

LVV e LDK sot pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen

https://kallxo.com/lajm/vetevendosje-dhe-ldk-sot-pritet-ta-formalizojne-marreveshjen-per-bashkeqeverisje/