Kurti përkujton foshnjen e cila i kishte mbijetuar masakrës së Abrisë së Epërme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar foshnjën Diturije Deliu, e cila i kishte mbijetuar masakrës së Abrisë së Epërme, me 26 shtator 1998.

Foshnja, që fillimisht ishte gjetur e gjallë por më pas kishte vdekur më pas me 19 nëntor 1998, i kishte vetëm 95 ditë jetë.

“E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së.I kishte vetëm 95 ditë.Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore” – ka shkruar Kurti në Facebook.