Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti për ‘The Telegrahp’: Serbia po kërcënon me luftën e tretë Ballkanike

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një prononcim për gazetën britanike ‘The Telegrahp’ ka thënë se Serbia po kërcënon me luftën e tretë ballkanike.

Kurti e akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiq se po sillet si “Gjermania mes luftërave botërore” dhe paralajmëroi se krizat e fundit në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë mund të eskalojnë nëse perëndimi nuk e merr atë seriozisht.

“Definitivisht mendoj se situata është më e rrezikshme se më parë, ata duan të sillen sikur të ishin Gjermania mes dy luftërave botërore: “nëse nuk do na kënaqni, ne do shkaktojmë një tjetër. Ata e kanë bërë një rund në vitet 90-ta”.

“Fakti që po e them këtë gjë kaq qetë është se unë e kam parashikuar muaj e vite më parë, kjo është analizë racionale jo emocionale”, shtoi Kurti.

Serbia dërgoi trupa në kufi me Kosovën në muajin shtator kurse pati edhe përplasje të protestueseve serb me policinë e Kosovës në veri të vendit gjatë muajit të kaluar.

Derisa, në fillim të kësaj jave, përfaqësuesi i  lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnje paralajmëroi se marrëveshja e paqes së Dejtonit e nënshkruar në vitin 1995 është afër shkatërrimit. The Telegraph.