Kurti në Stamboll vendosi lule te varri i Sami Frashërit - (FOTO)

Në ditën e parë të qëndrimit në Stamboll, Kryeministri Albin Kurti, vizitoi dje, 01.06.2024, dhe vendosi lule të freskëta te varri i Sami Frashërit, pikërisht në datën e lindjes së tij.

Herën e fundit për vizitë dhe homazhe te varri i Sami Frashërit, kryeministri Kurti ishte në vitin 2019.

Sivjet, me 18 qershor, bëhen 120 vjet nga vdekja e rilindasit, Sami Frashëri, si dhe 125 vjet nga vepra e tij monumentale “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”.

Varri i rilindasit Sami Frashërit, foto:ZKM, 02.06.2024

Për të cilën, sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti në Ankara, gjatë vizitës në Qendrën Kulturore Shqiptare atje që mban emrin e Samiut, tha se “është një gjë shumë e rrallë që një vepër, e cila ka një shekull e një çerek shekulli, të jetë aq aktuale kushdo që e lexon, dhe se si e tillë, ajo duhet të lexohet e rilexohet, mësohet e studiohet nga të gjithë shqiptarët”.

Kreu i Qeverisë kosovar ka udhëtuar drejt Turqisë më 30.05.2024. Gjatë qëndrimit atje, ai u prit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me ceremoni shtetërore.