Kurti: Në ShBA i kam pasur takimet më të mira për qëllimet që kam pasur

Kryeministri Albin Kurti është pyetur për ‘dilemat’ nëse ka qenë në të vërtetë në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Kurti sqaroi se këshilltarin për siguri kombëtare e ka takuar në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas tij, atje ka shkuar për investime dhe siguri për Kosovën.

“Vizita në ShBA, ishte vizita ime e parë pas 8 vjetëve, dhe gjatë atyre dy javëve kam pasur numrin më të madh të mundshëm të takimeve që do të mund të realizohej për dikë. Kam takuar këshilltarin për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Unë kam shkuar për dy gjëra, për investimet për Kosovën dhe për siguri për Kosovën dhe i kam pasur takimet më të mira për qëllimin që kam pasur. Dilemat besoj që jua ka hequr edhe ambasadori amerikan, nëse dikujt prej juve nuk ja heq ambasadori, e kam të vështirë unë të ju ndihmoj”, tha Kurti.

Takimi i kryeministrit Albin Kurtin me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të administratës së Joe Biden u komentua shumë nëpër media të Kosovës që konsideronin se Kurti nuk u prit në Shtëpinë e Bardhë por në shkallë të një ndërtese.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar lidhur me raportimet për pritjen e kryeministrit Kurti nga Këshilltari për Siguri i kabinetit të Joe Biden, Jake Sullivan, duke raportuar se takimi nuk është mbajtur në ‘Shtëpinë e Bardhë’.

Përmes rrjetit Twitter Hovenier tha se është befasuar nga artikujt e pasaktë në mediat vendore sa i përket lokacionit të këtij takimi.

Ambasadori amerikan demanton mediat, thotë se Kurti ishte në Shtëpinë e Bardhë