Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti kritikon sërish BE-në për mosliberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka adresuar sërish kritika në adresë të Bashkimit Evropian për mosliberalizim të vizave ndaj kosovarëve.

Në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim- Asociim BE – Kosovë, Kurti tha se BE ka përmendur disa prej arritjeve të vendit dhe qeverisë e cila është nën drejtimin e tij.

“Ne jemi të përkushtuar për zbatim të reformave për integrim, ndryshimet demokratike kanë sjellë stabilitet politik në Kosovë. Në muajt e parë të qeverisjes janë shtuar mbi 9 mijë punëtorë dhe jemi vendi i parë në rajon sa i përket vaksinimit”, tha Kurti nga salla e Kuvendit të Kosovës.

“Kemi filluar reformat në drejtësi si hartimi i dokumentit për Vetting, kemi shqyrtuar plani për stabilizim asociim 2021 deri 2025 dhe kemi rikthyer terminalin në Trepçë dhe deri në mesin e vitit të ardhshëm do shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit”, tha tutje shefi i ekzekutivit kosovar.

Në fund, ai kërkoi nga BE që Kosova të trajtohet barabartë.

“Duhet të jemi të barabartë, prandaj BE të na trajtojë ashtu kur përmbushen reformat. Bllokimi i liberalizimi të vizave është vendim i padrejtë ndaj Kosovës”, deklaroi Albin Kurti.

Kurti për BBC: Nuk është e drejtë ndaj nesh që ende nuk kemi liberalizim të vizave

www.kallxo.com