albin kurti

Kurti flet për takimin me Lajçakun e me ambasadorët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimet që do t’i zhvillojë sot.

Ai ka thënë se sot do të takohet me të gjithë ambasadorët e akredituar dhe po ashtu me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

“E kemi një takim tash me të gjithë ambasadorët të akredituar këtu në Prishtinë por edhe me diplomatë të tjerë të vendeve mike në orën 11. Më pas e kemi një drekë pune me emisarin Lajçak” – ka thënë ai.

Ai ka thënë se lidhur me këto takime dhe temat që do të diskutohet do të njoftojë pasdite.

Pas vizitës në Kosovë është raportuar se Lajçak mund të vazhdojë vizitën në Serbi.

As këtë herë nuk janë bërë të ditura hollësitë e vizitës, vetëm se ai do të diskutojë me bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

Lajçak e ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kososvës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi.