Kurti emëron këshilltarin e ri politik, pas dorëheqjes së Rashiqit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka emëruar Cvetko Velkoviqin si këshilltar politik dhe udhëheqës të Zyrës për Çështjen e Komuniteteve.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Velkoviq është ekonomist nga Komuna e Shtërpcës.

Ky emërim vie pas dorëheqjes së Nenad Rashiq më 23 prill të këtij viti.

Rashiq kishte dhënë dorëheqje pasi më 10 prill nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 4 ish-ministrave të qeverisë Thaçi 2 për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të distribucionit të KEK-ut.

Njëri nga të akuzuarit është edhe Nenad Rashiq, ish- këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Nenad Rashiq jep dorëheqje nga pozitat në qeveri