Kufizimi i lëvizjes, zgjatet orari i shpërndarjes së shujtave në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se sot kanë kanë rifilluar shpërndarjen e shujtave të ngrohta me orar të zgjatur për qytetarët për shkak të kufizimit të lëvizjes.

Ahmeti ka njoftuar se prej sot, shujtat do të shërbehen prej orës 11:00 deri në 17:00, në dy lokacionet, Tophane e Aktash.

“Vendimi i ri i Qeverisë parasheh ndryshim të orarit të kufizimit të lëvizjes. Vendimi duhet respektuar duhet, prandaj po e rrifillojmë shpërndarjen e shujtave të ngrohta me orar të zgjatur, në mënyrë që të iu ofrojmë mundësi qytetarëve të shërbehen”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i kryeqytetit ka shtuar se është e domosdoshme mbajtja e distancës sociale e të gjithëve që shërbehen me këto shujta.

“Shëndet për të gjithë dhe ju falemnderit për mirëkuptimin! Bashkë do të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë! Rri N’shpi”, thuhet në publikimin e Ahmetit.

Sipas vendimit të fundit të MSH-së, qytetarëve të Kosovës u lejohet dalja nga shtëpitë e tyre për vetëm një orë e gjysmë gjatë ditës.

Prishtina është në mesin e qyteteve  me më së shumti raste me COVID-19 në Kosovë. Deri më tani, në vend janë konfirmuar 480 pacientë me virusin, 84 të shëruar dhe 12 të vdekur.