Kuçi: Do t’i publikoj të gjitha lejet dhe licencat për hidrocentrale

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka deklaruar sot se do t’i bëjë publike të gjitha lejet dhe licencat që janë dhënë për hidrocentralet në Kosovë.

Kuçi ka deklaruar po ashtu se këtë veprim do ta bëjë me “kënaqësinë më të madhe”.

“Jam duke u përgatitur për t’i bërë publike, të gjitha lejet e licencat që janë dhënë për hidrocentralet edhe atë me kënaqësinë më të madhe”, tha Kuçi në konferencë.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në mbledhjen e mbajtur dje ka marrë vendim që kompanisë KEKLOs t’i japë leje për prodhim të energjisë për 40 vjet me kushtin që ta ripërtërijë lejen mjedisore në kohëzgjatje brenda pesë viteve.

 

ZRrE i jep leje 40 vjeçare KELKOS-it për prodhim të energjisë me dy hidrocentrale