Vendi i grabitjes në Suharekë, Foto: Bali Muharremaj/ Facebook

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj reagon pas grabitjes së armatosur

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar lidhur me grabitjen e armatosur ka ndodhur sot në orët e pasdites në një lokal argjendarie në Suharekë, ku mbeti i plagosur një polic.

Ai ka apeluar qytetarët që ta ruajnë qetësinë.

“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se  po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përsëritet kurrë në të ardhmen”- ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në orët e pasdites në një lokal argjendarie në Suharekë, ku mbeti i plagosur një polic.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.