Bashkim Ramosaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Deçanit për vrasjet në Gllogjan: Të zbulohen sa më parë autorët

Kryetar i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar për ngjarjen në Gllogjan, ku deri më tash janë konfirmuar tre persona të vrarë.

Ramosaj ka thënë se është tronditur dhe trishtuar nga ky akt dhe ka apeluar organet e rendit që “sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal”.

“I tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne”, ka shkruar Ramosaj.

 

Tre të vdekur nga atentati në Deçan, shoferi i autobusit dhe dy nxënës (VIDEO)