Bashkim Ramosaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Deçanit kundërshton vendimin e qeverisë për kthimin e pronave komunale tek AKP-ja

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për kthimin e pronave te Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të cilat iu ishin dhënë komunave: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Hani i Elezit.

Ky vendim është marrë duke shfuqizuar vendimin e marrë në kohën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ndër vendimet më të mira që janë marr ndonjëherë për komunat, është vendimi i qeverisë Haradinaj, për dhënien e pronave komunave, të cilat prona administroheshin nga APK”, ka thënë Ramosaj.

Tutje, Ramosaj ka thënë se vendimi i vitit  2019, i ka lehtësuar komunat që nuk kanë prona komunale, duke krijuar një standard të ri të zhvillimit ekonomik dhe mundësinë e realizimit të interesit publik të shprehur nga komunat, në këtë rast nga Komuna e Deçanit.

Qeveria i kthen disa prona te AKP-ja nga komunat