Ymer Fejzullahu - Kryetar i bordit të ZRrE-së - Foto: Kallxo.com

Kryetari i bordit të ZRrE-së: Kemi filluar hetimet për reduktimet nga KEDS-i

dhjetor të vitit 2021, Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) kishte njoftuar për rikthimin e reduktimeve të energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike.

Këto reduktime ishin paralajmëruar se do të ishin dy orë.

Por shumë qytetarë raportuan se reduktimet ishin më të gjata sesa ishin paralajmëruar nga KEDS. Hetim për këtë kishte kërkuar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, kryetari i bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se institucioni që ai drejton ka nisur hetimet në lidhje me reduktimet e rrymës nga KEDS.

Ai theksoi se reduktimet ishin bërë për shkak se nuk kishin mundur që të blejnë mjaftueshëm energji elektrike.

“Reduktimet në muajin dhjetor janë bërë për shkak se ne e kemi devijuar dhe e kemi tërhequr prej sistemit evropian vendin për shkak se çmimet janë pesëfishuar dhe ka qenë e papërballueshme që të blejmë rrymë. Kjo është njëra ndër arsyet. Në zona të caktuara ka pasur reduktime për shkak të mbingarkesës siç janë zonat e Malishevës, Ferizajt dhe Fushë-Kosovës. Ne jemi duke planfikuar që edhe  në ato zona të kemi investimet, por kërkesa është shumë e madhe në këto dy vite të fundit. Ne kemi fillu edhe këtë çështje edhe monitorimin dhe hetimin e këtyre reduktimeve. Stafi i ZRrE-së është duke përgatitur raportin dhe nëse ka gjetje do të shohim”, tha ai.