Kthehen reduktimet e energjisë elektrike

Kompania për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se në 24 orët e ardhshme do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Këto reduktime do të jenë nga dy orë dhe do të prekin të gjithë qytetarët e Kosovës, përveç atyre emergjentë.

Udhëzimin për nisjen e reduktimit të energjisë elektrike e ka dhënë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) për shkak të mbingarkesës së sistemit elektroenergjetik.

KOSTT ka bërë të ditur se reduktimet do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë qytetarët.

KEDS-i ka njoftuar se për ditët në vijim janë në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i dhe do të veprojnë komfor tyre.

“Sistemi elektroenergjetik i vendit është afektuar tashmë komplet nga kriza globale dhe pasojat e saj përballohen më lehtë, nëse secili nga ne jep kontributin e tij. Pra, që kriza të ketë ndikim sa më të vogël, KEDS apelon për kursim maksimal të energjisë elektrike dhe përdorim të formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi”, theksohet në njoftimin e KEDS-it.