Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i ish-Presidentit Rugova

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, në 31 vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Pas homazheve, kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha se si LDK mburren me të arriturat e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Sot jemi këtu për të nderuar presidentin tonë, kryetarin e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Ibrahim Rugova, me rastin e 31 vjetorit të themelimit të LDK-së. Sot ne të gjithë shënojmë një ditë të madhe, një ditë kur intelektualët e Kosovës janë bërë bashkë për të themeluar një parti politike të parën pluraliste në Kosovë, si kundërpërgjigje të sistemit i cili ka ushtruar dhunë, gjenocid ndaj shqiptarëve këtu”, tha ai.

LDK shënon 31 vjetorin e themelimit, Mustafa: Nga zgjedhjet LDK do të dalë edhe më e fuqishme