Kryeshefi dhe anëtarët e Bordit të Telekomit largohen nga ndërtesa, nuk tregojnë për vendimet e marra

Ka përfunduar mbledhja e bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës. Anëtarët e Bordit të përkohshëm kanë dalë nga ndërtesa e Telekomit, por nuk janë deklaruar fare para mediave për të kumtuar mbi vendimet e marra në këtë mbledhje.

Njëri nga anëtarët e Bordit i ka thënë shkurtimisht gazetarëve se do të dalin me komunikatë për media.

Nga ndërtesa e Telekomit është parë duke u larguar edhe kryeshefi i kësaj ndërmarrje Bedri Istrefi, i cili para disa minutave mbajti konferencë për media, ku akuzoi Bordin për marrjen e vendimeve politike.

Istrefi i ka kërkuar Bordit të mos e dëgjojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti i cili, sipas tij “e shkel kushtetutën çdo ditë”

Bedri Istrefi me akuza ndaj Albin Kurtit: Mos i dëgjoni njerëzit që shkelin Kushtetutën çdo ditë