Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi - Foto: KALLXO.com

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi viziton Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Ai do të takojë krerët institucionalë të Kosovës.

Nga ora 10:00, Xhaferin do ta presë në takim kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Pas takimit, është paralajmëruar konferencë e përbashkët për media e të dy kryetarëve.

Ndërkaq në ora 11:00 kryeministri Albin Kurti do të ketë takim me kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut.