Foto: HRT/IMS

Kryeministri kroat ngushëllon popullin e Kosovës për viktimat e aksidentit të autobusit në Kroaci

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka ngushëlluar institucioneve dhe popullin e Kosovës për viktimat e aksidentit të sotëm.

10 persona kanë humbur jetën e 30 janë lënduar në aksidentin e një autobusi që sipas autoriteteve kroate është me targa të Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur afër Slavonski Brodit.

Sipas medieve kroate, autobusi po qarkullonte në linjën Frankfurt-Prishtinë.

“Me trishtim të madh morëm lajmin për një autobus që u aksidentua afër Slavonski Brod në të cilin 10 persona humbën jetën. Ne kemi në mendje familjet e viktimave, autoritetet dhe popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet dhe simpatinë tonë më të thellë. Shpresojmë që pasagjerët e lënduar të shërohen”, ka shkruar në Twitter kryeministri kroat Andrej Plenkoviç.