Kryeministri i Kroacisë viziton Kosovën

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Plenkoviq, në Prishtinë pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, rreth orë 10, ku është organizuar edhe një ceremoni e mirëseardhjes. Ndërkaq, ata do të kenë edhe një konference të përbashkët.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me kryeministrin kroat.