Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Kryeministri - deputetes Kusari Lila: Jam mbrojtësi më i madh se ti i kauzës për barazi gjinore

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, iu është drejtuar kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, për të ditur se a e kanë filluar procesin e përzgjedhjes për rekrutimin për anëtarët e rinj të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve dhe përcjelljen e emrave të Kuvendi i Kosovës.

“Me 15 dhjetor këtij bordi pa kryesues i skadon afati… Dua t’ju rikujtoj që është domosdoshmëri që emrat që vijnë në Kuvendin e Kosovës të kenë balance gjinore”, tha ajo

Kryeministri Avdullah Hoti tha se Qeveria përmes ministrisë së ekonomisë është duke i kryer procedurat e nevojshme ligjore për të rekrutuar anëtarët e rinj të autoritetit rregullativ dhe se shpejti do t`i procedojnë në Kuvend.

“Jam mbrojtësi më i madh se ti i kauzës për barazi gjinore”, përfundoi Hoti.