Kryeinfermierja e spitalit të Pejës flet për gjendjet e të plagosurit: Gjendja e tij është stabile

Atentati me armë në orët e pasdites dje në Gllogjan të Deçanit la të vdekur 3 persona dhe një tjetër të plagosur.

Kryeinfermierja kujdestare në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Hydajete Krasnqi tha për KALLXO.com se gjendja e të riut të plagosur është stabile.

“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, i plagosur është operuar. Pas operacionit, gjenda e tij është stabile. Fatmirësisht plumbi ka kaluar, por nuk i ka prek gjymtyrët. Plumbi e ka kap këmbën e majtë, nën gju. Ai ka pasur fat dhe gjendja e tij është stabile”, tha Krasniqi për KALLXO.com

“Familjarët janë këtu dhe janë duke u marrë me të. Momentalisht ai është më mirë me shëndet”, shtoi ajo.

Policia e Kosovës ka treguar se ende nuk ka të arrestuar për rastin e djeshëm ku mbetën të vrarë 3 persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

KALLXO.com merr vesh se janë bastisur 3 lokacione në orët e para të mëngjesit janë intervistuar disa persona, por nuk ka të arrestuar.

Policia bastisi 3 shtëpi mbrëmë në Deçan, nuk gjeti asgjë të dyshimtë