Albin Kurti - Foto: ZKM

Kriza me pandeminë, Kurti anuloi pjesëmarrjen e tij në Forumin Evropian 'Alpbach'

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar vizitën e tij zyrtare të planifikuar në Forumin Evropian, Alpbach 2021 i cili është duke u mbajtur në Austri si shkak i situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Gjatë ditës, Kurti ka paralajmëruar se do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

Kurti ishte i ftuar në Forumin Evropian Alpbach 2021 i cili mbahet në fshatin Alpbach në Austri.

Në faqen zyrtare te EFA, Kurti do të mbante fjalën e tij nesër duke filluar nga ora 09:00. Disa nga temat që do të trajtonte Kurti do të ishin, ‘Menaxhimi i marëdhënieve në Ballkanin Perendimor dhe Bashkimin Evropian’; rreth procesit të anëtarësimit në BE dhe të tjera.