Supremja vendos për ankesat e fundit për zgjedhjet e 14 shkurtit

Gjykata Supreme i ka refuzuar edhe gjashtë ankesat e tjera të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media të Gjykatës Supreme.

Nga pesëmbëdhjetë ankesat e pranuara nga kandidatët dhe subjektet politike kundër vendimeve të PZAP-së, lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme, kjo Gjykatë ka vendosur që të pesëmbedhejtat t’i refuzojë.

Dje kjo Gjykatë kishte njoftuar se i kishte shqyrtuar nëntë ankesa, dhe që të njëjtat i kishte refuzuar si të pa bazuara.

Ankesat të cilat janë refuzuar sot janë:

  • Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021
  • Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
  • Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
  • Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021
  • Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
  • Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021

Në mesin e këtyre ankesave është edhe ankesa e kandidatës për deputete Adriana Hoxhiq kundrejt vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me anë të të cilit u vendos që të anulohen 4 mijë e 205 vota për Inciativën e Adrijana Hoxhiqit në 10 komuna me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ, Adrijana Hoxhiq ka marrë 6 mijë e 422 vota, mirëpo me anulimin e 4 mijë e 205 votave, asaj do t’i mbesin vetëm 2 mijë e 217 vota.

PZAP ia anulon 4,205 vota Hoxhiqit në 10 komuna me shumicë serbe