Ilustrim Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ certifikon kandidatët për zgjedhjet në katër komunat në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Zgjedhjet në katër komunat e veriut të vendit do të mbahen më 18 dhjetor 2022.

Iniciativa qytetare Mitovica në Mitrovicën e Veriut do të kandidoj me Betim Osmanin, ndërsa në komunat tjera nuk ka kandidat.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për Leposaviq ka kandidate Albulena Behluli-Hetemin për Zubin Potok kandidat është Izmir Zeqiri, për Zveçan Ilir Peci ndërsa për Mitrovicë të Veriut Taulant Kelmendi.

Lëvizja Vetëvendosje në Leposaviq ka kandidat Lulzim Hetemin, për Zubin Potok ka kandidat Flatron Hasanin, për Zveçan Fetah Peci dhe për Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq.

“Partija Kosovski Srba” për garën në Leposaviq ka kandidat Aleksandar Jablanoviq.

“Gradannska Inicijativa Srpski Opstanak” në Mitrovicë të Veriut ka kandiat Aleksandar Arsenijoviç.

Ndërsa kandidate e pavarur për garën në Zveçan është Sladjana Pantoviç, ka njoftuar KQZ.

Zgjedhjet në këto komuna pritet të mbahen më 18 dhjetor 2022 pasi që kryetarët dhanë dorëheqje për shkak të pakënaqësisë së tyre me vendimin e qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të veturave.