Foto: Komisioni i Pavarur i Mediave/ Facebook

KPM ka shqyrtuar ankesë nga një qytetar për mos transmetim të kanaleve nga Art Motion

Në mbledhjen e 10-të të organit më të lartë rregullativ të mediave në vend, Komisionit të Pavarur të Mediave, zëvendësuesi i kryeshefit Faruk Rexha përveç tjerash ka folur për ankesat e adresuara në këtë institucion.

Aty janë përmendur një ankesë e adresuar nga një qytetar kundrejt operatorit kabllorë dhe shperndarësit të shërbimeve mediale audiovizuale dhe të internetit, Art Motion.

“Më datën 26 tetor kemi pranuar një ankesë për mbrojtjen e konsumatorit, pala ankuese pretendon që operatori Art Motion nuk është duke i ofruar shërbimin e disa kanaleve të cilat i ka paguar dhe është duke e neglizhuar ankesën e klientit” – ka treguar Faruk Rexha.

Ai ka thënë se monitorimi ka treguar se Art Motion ka vepruar në pajtueshmëri.

“Sipas procedura kemi përcjellë këtë ankesë për sqarim tek Art Motion, është bërë raporti i monitorim dhe është konstatuar se pala është në pajtueshmëri sepse ka ndërmarrë të gjitha masat sai përket evitim të problemeve” – ka sqaruar zëvendësuesi i kryeshefit të KPM-së.

Kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti tha se i çmon ankesat e adresuara në këtë institucion.

“E çmoj faktin se janë rritur ankesat, qytetarët po e çmojmë institucionin dhe po presin zgjedhje” – u shpreh kryetari Jeton Mehmeti.