KOSTT-i njofton për ndërprerje të energjinë elektrike në Gjakovë

Operator i Sistemit, Transmisionit dhe Tregu (KOSTT) ka njoftuar, se për shkak të punimeve në një nënstacion elektrik disa pjesë të Gjakovës do të mbesin pa energji elektrike.

Reduktime zgjasin nga ora 11:00 deri në 13:00.

“Sot me datë 15 dhjetor 2022, nga ora 11:00 deri në 13:00, do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35kV Gjakova 1. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar intervenimin e domosdoshëm për eliminimin e problemit të paraqitur në transformatorin energjetik TR 1 (110/35kV) ana 35kV”-thuhet në njoftim

Sipas KOSTT-it, gjatë kësaj kohe qytetarët dhe institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.