CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Kosovë, 14 persona të prekur me COVID-19, vdiqën gjatë 24 orëve

14 persona kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit e që ishin të infektuar me SARS-CoV-2.
Në mesin e tyre është edhe një 62 vjeçar nga Shtërpca.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (81, 78 vjeç), Prishtinë 2 raste (91, 79 vjeç), Prizren 2 raste (80, 68 vjeç), Viti 2 raste (73, 69 vjeç), Gjilan 1 rast (74 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Shtërpcë 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (68 vjeç)” , thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Instituti bënë të ditur se 701 qytetar kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 përderisa 737 persona rezultojnë të shëruar.

Aktualisht në Kosovë janë 13,186 raste aktive me coronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 99,536 raste nga 486,970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,022 raste të vdekjes.

Kosova ka filluar vaksinimin me “AstraZeneca” më 29 mars 2021, deri më tani janë mbi 10 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19.

COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.