Ilustrim

Kosovari kapet nga Policia duke kontrabanduar mallra nga Serbia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Pasjan të Parteshit pasi që pas kontrolles në veturën e tij me targa të Serbisë janë gjetur mallra të shumta të padoganuara.

I dyshuarit kishte hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia nëpër rrugët malore duke i shmangur pikat kufitare.

“Pas kontrollit  te automjetit  është konstatuar se në automjet ka pasur ngarkesë  me sa vijon: 740 shishe birra, 12 shishe coca cola, 20 kg sheqer paketime nga një kg, vaj diamant 15 l, qumësht 12 l. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti kurse automjeti me mall në terminalin  Doganor.  Pas intervistimit i dyshuari është liruar të bëhet kërkesë për vlerën e mallit në Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.