Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Leposaviq, sekuestrohen 3,600 kg speca që dyshohet se janë kontrabanduar

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë, në fshatin Bistricë të Leposaviqit kanë ndaluar një kamion me targa të Serbisë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit Policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3,600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar. 

Policia thotë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit “kontrabandim me mall”. 

Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor. 

Ndërkaq, rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu.