Foto: Behgjet Pacolli/ Facebook

Kosovarët që gjenden në Afganistan kërkojnë ndihmë nga Pacolli për t`u larguar nga atje

Shtetas të Kosovës të cilët jetojnë e punojnë aktualisht në Afganistan kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar këshilltari  i Pacollit, Naim Murseli.

Ai tha se, përveç kosovarëve ndihmë për evakuim kanë kërkuar edhe shtetas të vendeve të tjera ndërsa, tha se Pacolli e ka ofruar aeroplanin e tij privat për ndihmë.

“Mund të konfirmoj se z. Pacolli ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar, dhe ka ofruar aeroplanin e tij privat”, ka thënë ai.

Sot gjatë ditës, Qeveria e Kosovës dhe Presidenca kanë publikuar numrat emergjent për të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë në Afganistan për t`u lajmëruar për evakuim.

 

Ambasada e Kosovës në Katar publikon numrat emergjentë për kosovarët që ndodhen në Afganistan

www.kallxo.com