Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro.

Në krahasim me muajin janar 2024 është shënuar një rritje prej 60.40 milionë euro.

Ndërsa në dhjetor të vitit 2023, vlera e kredive bruto, sipas BQK-së, ka qenë 4.91 miliardë euro.

Në anën tjetër, vlera e depozitave të konsumatorëve nëpër banka në shkurt 2024 ka arritur në 6 miliardë euro. 26.60% e tyre janë të afatizuara.

Vetëm në muajin shkurt vlera e depozitave të reja ka qenë 78.70 milionë euro.

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë publike edhe vlerën e aseteve të bankave komerciale në vend si dhe kapitalin e tyre.

Aseset e bankave komerciale në shkurt 2024 kanë shënuar rritje për 29.90 milionë euro.

Vlera e përgjithshme e tyre arrin në 7.40 miliardë euro, nga 7.36 miliardë euro sa ishte në janar 2024.

E kapitali i bankave komerciale, sipas BQK-së, është 894.10 milionë euro.

Në dhjetor 2023 kapitali i tyre ka qenë 863.3 milionë euro.