Ilustrim

Kosova do të nisë negocimin e marrëveshjeve për prodhimin e filmave me Izraelin dhe Francën

Kosova do të nisë negocimin e marrëveshjeve për bashkëprodhim filmik me Izraelin dhe Francën.

Zëvendës-ministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, tha se këto marrëveshje do të ndihmojnë edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës duke e ditur potencialin që ka Kosova sa i përket filmit.

Qeveria ka miratuar unanimisht nismën për marrëveshjen për bashkëprodhim filmik me Izraelin.

Gjithashtu, Qeveria ka votuar edhe nismën për inicimin e marrëveshjes për bashkëprodhimin në kinematografi me Francën.

Sipas Osmanit kjo marrëveshje synohet të nënshkruhet në Festivalin e Kanës.