Koordinatori shtetëror për dialogun Skender Hyseni, takohet me Philip Reeker

Skender Hyseni nga radhët e LDK-së tre ditë më parë është zgjedhur koordinator shtetëror për dialogun Kosovë- Serbi.

Ai sot është takuar në Bruksel me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Hysni takimin me Reeker e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, ku bën të ditur se kanë biseduar hapur për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Theks të veçant në këtë bisedim kishte dialogu Kosovë – Serbi.

“Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse”, ka shkruar mes tjerash Hyseni.

Hyseni më parë ka qenë ministër i Punëve të Jashtme.

 

Skender Hyseni emërohet koordinator shtetëror për dialog