Konkurs për Punë: Koordinator/e për Projekte

Internews Kosova është organizatë e pavarur, joqeveritare që punon vazhdimisht në promovimin e llogaridhënies. Projektet me ndikim në sfera të ndryshme implementohen nga ekipi profesional i Internews Kosova, me mbështetje dhe partneritet me organizata të mëdha vendore dhe ndërkombëtare.

Përtej mjedisit dinamik të punës dhe mundësisë për t’u përfshirë në projekte me ndikim, Internews ofron hapësirë të jashtëzakonshme për zhvillim profesional.

Si rezultat i rritjes së vazhdueshme dhe zbatimit të projekte të ndryshme, Internews Kosova është në kërkim për Koordinator/e të Projekteve, me detyra dhe përgjegjësi si në vijim:

  • Koordinon dhe implementon aktivitetet specifike sipas projekteve të organizatës duke përfshirë dhe organizimin e ngjarjeve publike;
  • Propozon dhe harton projekte në bazë të kritereve të paracaktuara;
  • Përgatit raportet narrative sipas kërkesave të donatorëve brenda afateve të paracaktuara;
  • Është në komunikim të vazhdueshëm me linjën menaxheriale, pjesëtarët e ekipit dhe stafin kyç të përfshirë në projekte;
  • Është në komunikim të vazhdueshëm me donatorë dhe palë të tjera të interesit;
  • Hulumton tema dhe çështje që lidhen me misionin, vizionin dhe objektivat e organizatës.

Kandidatët e interesuar për aplikim duhet të kenë:

  • Përvojë të mëhershme në koordinim, organizim, planifikim dhe implementim të aktiviteteve dhe projekteve;
  • Përvojë të mëhershme në shkrim të projekteve dhe raportim narrativ për aktivitete dhe projekte të implementuara;
  • Kualifikim përkatës;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhë shqipe dhe angleze ndërsa njohja e gjuhës serbe do të konsiderohet përparësi;
  • Gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
  • Njohuri dhe përvoje rreth punës në sektorin e organizatave jo-qeveritare si dhe skenës mediatike;

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën amtare dhe angleze, përmes postës elektronike në adresën [email protected], me subjektin [Aplikim për pozitën Koordinator/e i/e Projekteve] më së largu deri më 13 janar 2023.