Konjufca shkarkoi nipin e Sami Lushtakut

Sot, me një vendim, ministri i Punëve të jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca shkarkoi 14 konsuj të cilët ishin në shërbime diplomatike në disa shtete.

Ndër konsujt e shkarkuar sot nga Konjufca është edhe nipi i ish-kryetarit të Skenderajt nga PDK, Sami Lushtaku, Festim Lushtaku.

Ai ishte avancuar në pozitën e konsullit kur Ministrinë e Punëve të Jashtme e drejtonte Behgjet Pacolli.

“Vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim që Glauk Konjufca bëri në Facebook.

Festim Lushtaku ishte konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë.

Ai fillimisht ishte i punësuar në vitin 2013, kur MPJ-në e udhëhiqte Enver Hoxhaj i PDK-së.

MPJ komenton punësimin e nipit të Sami Lushtakut si konsull

www.kallxo.com