Konfiskohet 8 kg drogë e fshehur në Mercedes

Policia e Shtetit ka njoftuar se në pikën kufitare në Muriqan ka arrestuar dy qytetarë të Durrësit të cilët po bartnin 8 kilogramë drogë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz, me të cilin udhëtonin, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8 kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa”,thuhet në njoftimin e policisë. Sipas policisë mjeti drejtohej nga V. K, 23 vjeç, banues në Sukth, Durrës dhe D. D, 28 vjeç, banues në Shijak, Durrës.