COVID-19, LAJM I FUNDIT

Komunat që shënuan sot raste pozitive me COVID-19, sërish prin Prishtina

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren rezultojnë 168 raste pozitive.

Edhe nga këto rezultate prin komuna e Prishtinës me 91 raste, pasuar nga komuna e Podujevës me 11 raste.

Kurse, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste,  komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675.

Ndërsa numri i viktimave ka arritur në 144.