Komuna e Skenderajt - kallxo.com

Komuna e Skenderajt gjobit biznesin për ndotjen e lumit 'Klina'

Komuna e Skenderajt ka njoftur se ka gjobitur me 500 euro operatorin ekonomik, i cili si pasojë e shkarkimit të substancave të rrezikshme kishte ndotur lumin “Klina”.

“Pas ankesave të shumta që kemi marrë nga banorët dhe nga asambleistët e komunës sonë, lidhur me ndotjen e lumit “Klina”, si pasojë e shkarkimit të substancave të rrezikshme nga operatori i caktuar ekonomik, inspektorët e komunës sonë, kanë inspektuar biznesin dhe konformë legjislacionit në fuqi dhe kompetencave ligjore kanë gjobitur me 500 euro”, thuhet në njoftim.

Tutje, komuna bënë të ditur se kanë kërkuar edhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit  që konform ligjit të ujërave  të ndërmarrin masa ndëshkuese.

“Njëkohësisht, duke marrë parasysh faktin që shkelja është e rëndë inspektorët komunal kanë kërkuar nga inspektorët e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit që konform ligjit të ujërave, të ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj operatorit në fjalë. Të gjithë qytetarët e komunës sonë janë dëshmitar për gjendjen në të cilën ka qenë dhe tani gjendet ky lum, andaj nuk do të lejojmë ndotjen e lumit dhe mbytjen e gjallesave ujore”, vazhdon njoftimit.