Komuna e Prizrenit ende në pritje nga MSH për realizimin e testeve serologjike

Ish-drejtori i Shëndetësisë dhe nënkryetari i komunës së Prizrenit, Visar Shehu ka thënë se Drejtoria Komunale e  që nga data 13 korrik i ka dorëzuar kërkesën zyrtarisht Ministrisë së Shëndetësisë për realizimin e testeve serologjike.

Por, sipas Shehut, ende po presin përgjigjje nga Ministria nëse do i lejojnë të i bëjnë këto teste, kjo është përgjegjësi e Qeverisë dhe se çdo vonesë do të ketë kosto.

‘Ne vazhdojmë të presim, por qytetarët nuk kanë kohe për të humbur, fundja kjo edhe është përgjegjësi e qeverisë por ama çdo vonesë do ketë kosto, e kësaj situate, e cila tashmë po del nga kontrolli kanë filluar ta kuptojnë të gjithë shtetasit e Republikës”, ka shkruar ai.

Tutje, Shehu ka thënë se në Prizren në  laboratori e QKMF-se kanë dy paisje laboratorike për bërjen e këtyre testeve, dhe se vetëm njëra nga paisjet ka kapacitet për 30 pacientë në orë duke përfshirë këtu dy teste IGM DHE IGG, që njëra tregon rezultatin aktual tjetra tregon historikun.

Shehu, ka shtuar se  kanë ndarë buxhet rreth 120,000 euro për furnizim me reagenca për së paku 4,800 pacientë.