Ilustrim

Komuna e Prishtinës planifikon vendosjen e kamerave nëpër qytet brenda vitit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përmendur shumë herë se për të kontrolluar më mirë trafikun duhet të bëhet vendosja e kamerave të sigurisë.

E sipas një plani tashmë të hartuar nga kjo komunë, këto kamera do vendosen shumë shpejt.

Sipas zyrës për informim në Komunën e Prishtinës vendosja e tyre do bëhet brenda vitit.

“Po ka një plan të hartuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe do të përfundojë brenda këtij mandati,” thonë nga kjo zyrë.

Tutja nga zyra për informim e komunës thonë se këtë vit përfundon pjesa urbane e pajisjes me kamera kurse në pjesët rurale do punohet gjatë vitit të ardhshëm.

Kamerat e sigurisë që do vendosen nëpër qytet do ndihmojnë në identifikim më të shpejtë të shkeljeve të ndryshme në trafik .