Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës.

Komuna e Kamenicës siguron mbështjellës për bukën që shitet në furra

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se kanë siguruar mbështjellës të letrës për ambalazhimin e bukëve si masë mbrojtëse kundër shpërndarjes së virusit COVID-19.

Kjo sipas Kryetarit të Komunës, Qëndron Kastrati, është bërë që furrëtarët të mos angazhonhen me pagesa shtesë.

“Kryetari Kastrati ka njoftuar se Komuna e Kamenicës u ka siguruar furrëtarëve ambalazhet prej letre që të mos ngarkohen ata me pagesa shtesë në këto kohë të vështira. Tani furrtarët do të ambalazhojnë bukët nga amalazhet e letrës.”, thuhet në njoftim.

Tutje Kastrati ka thënë se ka miell të mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për panik.

Kosova tashmë ka shënuar 86 raste me virusin COVID-19.