Komuna e Gjilanit u vendos GPS veturave zyrtare

Komuna e Gjilanit ka vendosur GPS (Sistemi Global i Pozicionimit) në 30 vetura zyrtare, për të monitoruar përdorimin e tyre.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, vendosja e këtij sistemi është bërë për të mënjanuar mundësitë e keqpërdorimit eventual.

“Ky është një avancim tutje në ruajtjen e të mirës publike dhe pasurisë që u takon edhe qytetarëve dhe jo vetëm atyre që janë në punë në kuadër të Komunës” – ka thënë kryetari Alban Hyseni.

Për më tepër, Hyseni ka thënë se automjetet ruhen më shumë se më përpara, kursehet buxheti i Komunës, kthehen në Komunë dhe përdoren vetëm për qëllime të destinuara nga drejtoritë përkatëse.

“Njëherësh, përdorimi i këtij programi është i lehtë, përmes një kompjuteri dhe një softueri të thjeshtë dhe përparësia e tij është se detekton edhe shpejtësinë e lëvizjes së veturave tona në rrugë” – ka shtuar kryetari Hyseni.

Sipas komunës, ky projekt ka kushtuar rreth 3 mijë euro.